Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREHyri në historinë e klubit brazilian, tre gjigantët europianë të marrosur pas...

Hyri në historinë e klubit brazilian, tre gjigantët europianë të marrosur pas talentit 16-vjeçar

Me golin e shënuar ndaj Atletiko Paranaense, Endrik Felipe Moreira de Sousa, i njohur ndryshe si Endrik ka hyrë në historinë e klubit të Palmeirasit.

16-vjeçari ka thyer një rekord të pabesueshëm që nuk ndodhte prej 106 vitesh.

Endrik bëhet lojtari i parë që shënon në moshën 16-vjeçare te skuadra e Palmeirasit pas Heitor, rekord që e mbante prej 106 vitesh.

Së fundmi, sipas asaj që raporton iberikja “Sport”, Endrik, i cili luan në rolin e qendërsulmuesit ka tërhequr vëmendjen e tre klubeve të mëdha europiane si Barcelona, Real Madrid dhe PSG.

Të tre klubet janë magjepsur me paraqitjet e sulmuesit 16-vjeçar, teksa do të ishin të gatshëm të bënin çmendurira për të.

Aktualisht, Endrik është aktivizuar me fanellën e Palmeirasit në kampionat në 4 ndeshje duke shënuar 1 gol.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments