Me 10 barazime ne ndeshjet e deritanishme, Terbuni eshte per rekord megjithate kjo ecuri e deritanishme i ka lene pukjanet jo pak pike larg kreut te renditjes. E kuptohet qe tek mosshenimi i golave, pergjegjesine kryesore e kane sulmuesit e ketij ekipi

Njeri prej tyre, Vilfor Hysa në prononcim për mediat sportive në vend, përpara ndeshjes së sotshme kundër K.F. Vora eshte shprehur: “Tërbuni luan me Vorën sot dhe objektiv ka vetëm fitoren. Edhe pse duket një ndeshje e lehtë në letër, pukjanët nuk i zënë fort besë dhe i kanë marrë masat.

Këtë e thotë edhe sulmuesi Vilfor Hysa, i cili për “Panorama Sport” deklaron: “Dy ndeshjet e para të fazës së dytë nuk kemi shkuar më larg se barazimi. Dy pikë janë pak për një skuadër që ka objektiva të mëdhenj. Kemi luajtur mirë, por ndoshta edhe fati nuk ka qenë me ne.

Kundërshtarin e radhës e njohim mirë. E kemi mposhtur fazën e parë, por nuk duhet neglizhuar. Unë si sulmues kam shënuar pak gola, ndaj do bëj çmos të zhbllokohem.

Te Tërbuni futbollistët e vlerësojnë fanellën që mbajnë veshur dhe vënë zemrën në fushë, por tani ka ardhur koha të gjejmë fitoren. Nëse ia dalim me vorakët, mendoj se do të çlirohemi njëherë e mirë.

Kemi punuar fort gjatë gjithë javës nën drejtimin e Beqirit dhe psikologjisht jemi OK. Do të luftojmë fort, që të gëzojmë edhe tifozët pasi na kanë mbështetur kudo dhe e meritojnë më shumë se kushdo tjetër në këtë klub”.