Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREHysaj përfiton nga rregullorja, grumbullohet dhe sot mund të jetë në fushë...

Hysaj përfiton nga rregullorja, grumbullohet dhe sot mund të jetë në fushë ndaj Napolit

Elseid Hysaj është nxjerrë jashtë listave të Lacios që në nëntor, pas dëmtimit që pësoi me Kombëtaren. Edhe pse ai u rikuperua shpejt nga dëmtimi, klubi bardhekaltër vendosi që të mbante lojtarin jashtë, duke lënë të kuptohet se për të nuk do të ketë hapësira, pasi është edhe në muajt e fundit të kontratës së tij me Lacion.

Por rregullorja e Serisë A i mundëson trajnerit Mauricio Sarri që t’i hapë përsëri dyert e ekipit Hysajt, qoftë edhe vetëm për një muaj. Gjatë merkatos, listat e lojtarëve janë të hapura e kësisoj, Hysaj ësht kthyer përsëri mes të grumbulluarve që në ndeshjen e parë të vitit 2026.

Emri i tij figuron në listën e lojtarëve të grumbulluar për duelin e sotëm në Serinë A, një sfidë shumë delikate pasi luhet përballë Napolit pretendent për titull. #

Kësisoj, Hysaj mund ta shohë veten përsëri në fushën e lojës në duelin ndaj ish-skuadrës, me një mundësi të mirë që të bindë klubin aktual të vazhdojë t’i besojë edhe përtej dritares së janarit duke e kthyer në listat zyrtare për kampionatin dhe kompeticionet e tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments