Me fitore e ka nisur fazen e dyte te kampionatit edhe ekipi tjeter shkodran i futbollit te femrave, pikerisht ai i AAS-se. Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Shkoder, ky ekip ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj Maliqit.

Futbollistja e cila ka hapur serine e golave ka qene Stalaj e cila e ka derguar topin ne rrjeten e portes kundershtare qe ne minuten e 6-te duke zhbllokuar shifrat.

Tre minuta me vone do te vinte edhe goli i dyte per AAS, kete here me autore Tukajn. Ne minuten e 21-te nderkohe Sufaj do te shenonte edhe golin e trete dhe pjesa e pare do te mbyllej me shifrat 3-0.

Ne fillimin e se dytes, ka qene nje autogol i Xhemollarit ne minuten e 62-te qe e ka çuar ne kater numrin e golave per ekipin shkodran por 11 minuta me vone do te vinte edhe goli i vetem shenuar per miket, me autore Niçkun.

Perfundimisht 4-1 per AAS e cila me kete fitore forcon pozitat e tij ne vendin e peste ne renditje duke qene tashme ne kuoten e 18 pikeve te grumbulluara pas 10 javesh kampionat.

Fitorja e sotme ndaj Maliqit ka qene dhurata me e bukur qe vajzat e ekipit te AAS i kane bere presidentit te tyre Arben Haveri i cili pikerisht sot feston 52 vjetorin e lindjes. Edhe gazeta “Shkodra Sport” e uron z. Haveri me kete rast dhe po i ashtu i uron suksese edhe ekipit qe ai drejton!
www.shkodrasport.com