Teo Hernandez është një nga futbollistët kryesorë të Milan dhe duket se me kuqezinjtë kërkon të vazhdojë gjatë. Anësori i krahut të majtë ka theksuar në një intervistë të fundit se të linte Real Madrid ishte gjëja më e mirë për t’u bërë, ndërsa shton se me Maldinin kanë folur si miq të vjetër dhe se është motivuar kur një si ai i ka thënë se mund të bëhej më i miri në rolin e tij.

“Maldini më telefonoi sepse donte të më takonte, më surpeizoi ishte një takim i bukur. Folëm për të gjitha, nga situata ime me Realin, po ashtu edhe për eksperiencat e tjera.

Të gjitha këto sikur ishim dy miq të vjetër. Të dëgjoja Maldinin që më tha se mund të bëhesha një nga anësorët më të mirë në botë, më shtoi dëshirën për të punuar shumë.

Te Milan jam shumë i lumtur, jam pritur shumë mirë prej momentit kur kam ardhur. Dua të qëndroj gjatë te Milan dhe të largohesha nga Reali ishte zgjedhja më e mira që mund të bëja. Wndrra ime është të bëhem më i miri në rolin tim dhe të triumfojë me Milanin”, u shpreh Teo Hernandez./vipsport/