Tek Vllaznia e te rriturve nuk po gjen hapesirat e duhura, por kjo nuk e ka penguar Mehdi Çoben te luaje dhe te shenoje rregullisht me ekipin U21. Aty ku sot ka shenuar nje tregolesh duke i dhene fitoren 3-1 Vllaznise ne transferten me Kastriotitn.

Gazeta “Shkodra Sport” e ka kontaktuar pas ndeshjes duke i marre nje interviste ku sulmuesi 20 vjeçar shpreh kenaqesin per tregoleshin e sotem, qe sipas tij e kishte parandjere dhe ua kishte thene shokeve te ekipit qe para nisjes nga Shkodra.

Me keto gola ai e ka çuar ne 10 numrin e tyre ne kete kampionat dhe premton se do te vazhdoj te shenoje serish, pse jo ta dyfishoje kete shifer. Ndiqni me poshte intervisten e dhene per gazeten tone:

– Vllaznia U21 fitoi sot ndaj Kastriotit dhe arriti te merrte nje 3 pikesh me vlera dhe kjo erdhi fale tre golave qe ju realizuat. Ndiheni i kenaqur?

Po ndihem i kenaqur sepse fituam nje ndeshje shume te rendesishme dhe normale qe edhe per golat jam i kenaqur.

– Ne kete ndeshje shenuat triplete dhe u bete protagonist absolut ne fitoren e ekipit tuaj. E prisnit?

Do te duket e habitshme por sa u takova me shoket e ekipit ne Shkoder iu thashe qe do te shenoj 3 gola dhe ashtu doli.

– Tashme ekipi juaj renditet ne vendin e 3-te me 36 pike pas 16 javesh kampionat. Jeni optimist se do mund t’i rrisni akoma me shume shkallet ne renditje?

Jam shume optimist per ekipin dhe per ecurine e saj ne javet ne vazhdim sepse punojme shume dhe besoj se do t’ia arrijme qellimit tone per t’u shpallur kampion.

– Kete sezon te kampionatit synoni te shenoni me teper gola? Sa gola?

Po si cdo sulmues deshiron te arrije sa me shume gola qe te mundet por une mendoj qe te fitojme njehere dhe pastaj te shikoj golat por nuk do ishte keq te shenoja 20 gola, pse jo edhe me shume.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ