Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati, ishte e ftuar speciale në studion e një nga emisioneve më të ndjekur italian të futbollit “Tiki Taka”, në “Mediaset 1”.Kësaj here bukuroshja shqiptare ka qenë në ekran jo vetëm për publikun shqiptar, por nëpërmjet programit të njohur Italian ajo pati mundësi të shpaloste elokuencën, italishten e përkryer, por dhe hiret e saj .

Eva shndriti në studion e “Tiki Taka”-s, me fustanin e kuq, tepër elegant, duke i dhënë një shkëlqim special kësaj mbrëmjeje, me bukurinë që rrezatone.

Vlen të theksohet fakti se Eva Murati është tifoze e Juventusit, teksa e ka shprehur hapur simpatinë për kampionët në fuqi të Serisë A.

Prej kohësh Eva Murati ka moderuar programe sportive në Shqipëri ndaj edhe informacionet e shumta që ajo ka rreth sportit ka habitur jo pak të ftuarit në “Tiki Taka”.Aktorja dhe njëkohësisht prezantuesja e njohur ka marrë komplimentet e moderatorit të famshëm Piero Chiambretti, jo vetëm për paraqitjen e saj, por edhe për italishten e shkëlqyer.

“Vajza e Champions-it në Shqipëri shkëlqen. Edhe italishtja e saj është mbresëlënëse”, tha Chiambretti.

Ndërkohë gjatë emisionit Murati ngacmoi të ftuarit pasi kishte sfiluar një modele në studio duke thënë :

“Si ja bëni të flisni për futboll kur futen në studio femra kaq të bukura…?!”