Vangjel Zguro u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes Skënderbeu-Vllaznia (2-2). Kapiteni i Skënderbeut realizoi me penallti golin e barazimit, u bë protagonist me lojën e tij të fortë dhe ngacmimet me kundërshtarët, teksa nuk mungoi debat me Astrit Hafizin në lidhjen direkte në “Gol pas Goli” në Supersport.

Çfarë deklaroi Hafizi? – “Të kuptoj, nuk vij nga fusha e mjekësisë. Sot ishe protagonist në të gjithë drejtimet. Do vijë momenti që do e ndëshkosh skuadrën.

Skuadra nuk ka nevojë për acarim, ka nevojë për qetësi. Duhet të jesh shembull. Një arbitër tjetër nuk të toleron, do më kujtosh, nuk do të të tolerojë siç bëri Alla.

Kam kaluar shumë lojtarë si tipi yt. Me lojtarët si puna jote është ‘tërhiqe mos e këput’. Edhe i duhesh ekipit, edhe i prish punë. Ndihmojë skuadrën, mund të jesh një ndihmës i mirë i Memellit. Për të prishur punë është e thjeshtë”.