Lionel Messi është një nga lojtarët më të mirë në futboll, dhe largimi i tij nga skuadra e Barcelonës, sigurisht vazhdon akoma e diskutohet.

“Pleshti” në verë vendosi të largohet nga “Camp Nou” dhe të transferohet në Paris te PSG. Një transferim që zhgënjeu gjithë tifozët e katalanasve, por nga ana tjetër gëzoi ato të parizienëve.

E ndërsa pritej “shkëlqimi” i sulmuesit argjentinas me fanellën e PSG, diçka e tillë duket e vështirë të ndodhë, pasi 34-vjeëari nuk është përshtatur siç duhet në Ligue 1.

Ish-sulmuesi Barçs në 22 ndeshje të zhvilluara me PSG-në ka shënuar shtatë gola e ka asistuar në nëntë të tjerë.

E ndërsa kur flasim për largimin e tij nga Barcelona, vjen një deklaratë “bombë” nga legjenda italiane Fabrizio Ravanelli për “AS”, i cili thotë se Messi do të kthehet te Barcelona në verë, duke reduktuar pagën e tij, një veprim që tani është kuptuar nga ylli argjentinas që ka bërë gabim që u largua nga blaugranat.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, numri një në botë edhe pse tani është në një fazë të vështirë të jetës së tij”. “Mosha është shumë e rëndësishme se cilësia e jetës për ta shfrytëzuar në maksimum. Kjo është arsyeja pse jam i bindur që nuk do të qëndrojë në Paris. Për mendimin tim Messi do të rikthehet në Barcelonë në fund të sezonit me një pagë të reduktuar. Shtëpia e tij është aty, ai e ka kuptuar gabimin e madh që ka bërë me largimin nga Barcelona”, u shpreh Ravanelli.