Java e 22-të e Kategorisë Superiore nisi me takimin Skënderbeu-Vllaznia, e cila përfundoi 2-2. Menjëherë pas 90 minutëshit për mikrofonat e Supersport foli lojtari i ndeshjes.

Në bazë të paraqitjes së bërë, i përzgjedhuri është Vangjel Zguro i korçarëve. Në fjalën e tij për Gol pas Goli, futbollisti u shpreh:

“Ndeshja- Sot donim me çdo kusht 3 pikëshin, për vetë pozitën ku jemi. Ashtu si shkoi ndeshja, jam i kënaqur me një pikë.

Nervozizmi? Duke ditur temperamentin tim në fushën e lojë, normal që duhe të japësh shumë. Ky është futboll, nuk është balet. Janë disa tipa lojtarësh që kanë këto karakteristika.

Nuk jam tip që nuk marr këshilla. Janë situatat në ndeshje që të bëjnë të veprosh në mënyrë të tillë” – Tha ai.