Vllaznia e basketbollit te meshkujve vazhdon “te korre” rekorde negative teksa mbremjen e sotme koleksionoi humbjen e 16-te nder 17 ndeshje te zhvilluara deri tani ne kampionat. Si rrjedhoje e kesaj ecurie, ajo ka rene tashme edhe matematiskisht nga Superliga, gje qe i ndodh per here te pare ne historine e saj.

Nje keqardhje e madhe per te gjithe ata qe e kane mbeshtetur ne vite kete ekip por veçanerisht per ata basketbolliste qe kane kontribuar ne vite per te lartesuar emrin e Vllaznise dhe njeri prej tyre eshte ish- basketbollisti kampion Nikolin Arra.

Ai prej pak vitesh ndodhet larg, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por “njerin sy e njerin vesh” i ka ende nga Shkodra dhe Shqiperia dhe sigurisht qe eshte zhgenjyer shume nga renia e Vllaznise nga kategoria. Arra ka dhene nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” ku eshte shprehur:

– Nikolin vertete jeni larg, por besoj se jeni informuar qe Vllaznia e basketbollit ka rene nga Superliga apo jo?

Po, kam qene gjithmone ne kontakt me ate se çfare ndodh ne basketbollin shkodran dhe ate shqiptar. Ne vertete jetojme larg, por koken e kemi gjithmone mbrapa dhe kuptohet qe me ka ardhur shume keq per renien e Vlaznise nga Superliga. Nuk arrij ta besoj qe ka ndodhur kjo gje me skuadren time.

– E konsideroni diçka te rende per basketbollin shkodran?

Jo vetem per basketbollin shkodran, por mendoj se eshte diçka e rende edhe per basketbollin shqiptar. Qellimi i tij eshte per te rritur nivelin dhe cilesine si te skuadrave dhe kampionatit, por edhe te kombetares, por duke rene Vllaznia sigurisht qe nuk eshte diçka e mire.

– Cila mendoni se eshte arsyeja e kesaj renie?

Une mendoj se politika eshte problemi kryesor me shpopullimin qe po i ben Shqiperise. Mendoj se duhet bere nje analize e thelle e gjithe asaj se çfare po ndodh aty.

– Por problemi eshte se nuk ka djem te rinj qe luajne basketboll…

Kete desha te thoja. Shpopullimi ka lidhjen e drejteperdrejte me jeten e çdo sporti apo forme zhvillimi te tij. Jane larguar dhe po largohen shume djem te rinj nga ky vend dhe kete po e bejne per nje jete me te mire. Mjafton te marrim brezin tim, jane larguar shume basketbolliste jashte vendit. Dhe te mos harrojme, jemi 30-31 vjeçare qe mund te kishim dhene ende per basketbollin shqiptar. Ka 2-3 vite qe jemi larguar duke krijuar nje boshllek jo te vogel.

Por sigurisht qe ka vend per t’u ndalur edhe tek kushtet ku zhvillohen stervitjet te cilat lene shume per te deshiruar, e po ashtu edhe mbeshtetja lokale e ekipeve le shume per te deshiruar.

– E fundit, a do rikthehet shpejt Vllaznia serish ne Superlige?

Une uroj qe te mos shkrihet komplet sepse shoh shume probleme tek ai ekip.
Intervistoi: Gjergj KOLA