Garat e Kampionatit Ballkanik te Sallave te Mbyllura te zhvilluara sot ne Stamboll te Turqise kane rezultuar shume te suksesshme edhe per nje atlete shqiptare. Konkretisht per atleten nga Lezha Mimoza Shtjefni.

Ne garen e 3000 metrave ecje sportive ajo ka realizuar kohen 22:05.32 duke triumfuar mbi te gjitha atletet e tjera pjesmarrese duke qene ajo e para qe do te prekte finishin e kesaj gare dhe duke u ngjitur ne podium si fituesja e saj.

Si rrjedhoje Mimoza ka merituar medaljen e arte duke u shpallur kampione Ballkani dhe si rrjedhoje gjate ceremonise se zhvilluar ka ngritur lart edhe flamurin shqiptar brenda ne Stamboll duke realizuar ne kete menyre nje arritje te madhe per sportin shqiptar.

Këtë fitore, Mimoza ia dedikoi të birit teksa pas gares eshte shprehur: “Mundësinë për të marrë pjesë ma dhe vetëm ti Alesio Shtjefni. Unë jam e lumtur duke ta shperblyer me këto rezultate”./SHKODRA-SPORT.COM/