Java e 26-te do te dhuroje diten e neserme nje sfide shume interesante, ate qe do te startoje ne oren 13.00 ne stadiumin e qytetit te Laçit ne mes skuadres vendase dhe Vllaznise.

Skuadra shkodrane i ka mbyllur mesditen e sotme pergatitjet per kete ndeshje dhe me pas eshte grumbulluar teksa stafi teknik nderkohe ka bere gati edhe formacionin qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare.

Keshtu, ne porte kete here dhe ashtu si gjithnje ne ndeshjet e kampionatit do te jete Zogoviç. Edhe katershja e mbrojtjes nuk do te ndryshoje as ne kete ndeshje, me Smajlin e Hakajn ne krahe si dhe dyshen Gurishta- Bulatoviç ne qender.

Nderkohe treshja e mesfushes ne mungese edhe te Alivodes se demtuar, do te jete e formuar nga treshja Boshnjaku, Jonuzi dhe Marku. Sakaq reparti i sulmit do te jete i formuar nga po ato lojtare qe luajten edhe ne ndeshjen e kupes ndaj Partizanit.

Keshtu, ne krahun e majte do te jete Çoba, ne te djathte A.Hoxhaj si dhe ne maje do te jete Balaj. Me kete 11-she, Vllaznia do te kerkoje fitoren ne perballjen me Laçin, fitore e cila do ta afronte edhe me shume me kreun e renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/