Elseid Hysaj e ka lënë pas lodhjen fizike që kishte dhe problemet me muskujt të pak ditëve më parë. Ai mungoi në kampionat ndërkohë që nuk u grumbullua as në Ligën e Kampionëve nga trajneri Karlo Ançeloti në ndeshjen kundër Liverpulit.
Këtë javë, Napoli luan përballë Leçes dhe duket se as këtë ndeshje ai nuk do të jetë pjesë e formacionit. Mediat italiane raportojnë se trajneri Ançeloti i ka premtuar shkodranit dhe do të ketë minuta të mjaftueshme në kampionat duke qenë se sezoni sapo ka nisur.
Fakti që Hysaj sapo është riaftësuar, e ka bërë Ançelotin që të mos e rrezikojë duke parë edhe kalendarin e ngjeshur të këtyre javëve. Ai do të jetë në stol dhe me shumë gjasa, mund të ketë pak minuta në pjesën e dytë të takimit. /vipsport/