Tuesday, February 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHysen Dedja: Vllaznia duhet të marr shembull nga Luftëtari

Hysen Dedja: Vllaznia duhet të marr shembull nga Luftëtari

Ish-trajneri i njohur i Vllaznisë Hysen Dedja ka qene i ftuar në emisionin “Fair Play” në News 24 është shprehur se shkodranët duhet të marrin si shembull skuadrën e Luftëtarit.

“Skuadër që të jep kënaqësi në lojë. Më bëhet qefi që trajner i këtij ekipi është miku im, Hasan Lika.

Trajneri ka bërë një punë shumë të mirë. Mendoj që me largimin e Bregut dhe Abazajt, do hasim pak vështirësi, presidenti Gregor Tavo ka organizuar një staf shumë të mirë, që edhe klube të tjera mund të marrin shembull.

Këtu mund të marr shembull dhe Vllaznia. Luftëtari mban traditën e qytetit që ka patur dikur, zhvillojnë një lojë me kundërsulme”, është shprehur Dedja./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments