Ka mjaftuar barazimi ndaj Teutes dhe ne Shkoder kane plasur kritikat. Dhe jo vetem nga tifozet. Jane edhe specialiste te futbollit te cilet “ngrene zerin” per disa gjera qe nuk shkojne tek Vllaznia per momentin dhe qe duhen korigjuar nese ajo deshiron te kete nje kampionat te suksesshem.
Ai qe ka folur kete here eshte Mjeshtri i Madh Hysen Zmijani. Ne nje interviste dhene per “Panorama Sport”, ai nder te tjera ka deklaruar:
“E kam thene edhe me perpara se sivjet Vllaznine e shoh me mire sesa vjet, e per kete nisem nga kontigjenti qe ajo ka ne dispozicion. Ne ndeshjen me Teuten, per 37 minuta duhet thene se ishte kjo e fundit me mire ne fushen e lojes. Me pas Vllaznia reflektoi dhe ishte me mire por nuk diti te fitonte.
Ne pjesen e dyte trajneri duhej te ndryshonte diçka. Ekipi nuk me pelqeu sepse nuk ndryshoi asgje, edhe pse kishte superioritet numerik ndaj kundershtarit. Ajo qe me ben pershtypje dhe qe nuk kuptoj eshte veprimi i lojtareve te mbrojtjes.
Ata as nuk mbrojne mire dhe as nuk jane ata qe i japin diçka sulmit. Per mua reparti i mbrojtjes se Vllaznise eshte i frikshem. Adili per shembull ne keto ndeshje me eshte dukur si lojtar amator pa ego. Duhen korigjuar shume gjera sepse kampionati i sivjetem ka per te qene me i forte se ai i vjetshmi.
Vllaznia ka mbipopullim lojtaresh ne fazen ofensive, por ne repartet e tjera nuk eshte ne nivelin e sulmit. Sa i takon ndeshjes me Partizanin, mund te them se Vllaznia nuk duhet te kete frike nga asnje ekip, por jane ne loje te tre rezultatet. Prandaj dhe mund te them se çdo gje eshte e hapur”./SHKODRA-SPORT.COM/