Futbolli i viteve ’80 në Shqipëri ka qenë i një niveli shumë të lartë. Konkurrencë e madhe në kampionat në mes disa ekipeve dhe kjo vinte nga përbërjet e tyre me shumë lojtarë cilësorë.

Mjafton të shohësh ekipet kampione të këtyre viteve dhe do të konstatosh se nuk ka më dominim absolut të një ekip siç ka ndodhur në vitet ’50, ’60 apo dhe ’70.

Tashmë çdo skuadër kishte në rradhët e saj lojtarë të mëdhenj dhe sot do të ndalemi tek kjo foto e të mirënjohurit Paulin Palushi. Në të janë Hysen Zmijani dhe Sulejman Demollari, dy kapitenët e Vllaznisë dhe Dinamos, para një ndeshje që do të luhej në stadiumin “Vojo Kushi” të Shkodrës.

Mjafton të shohësh shkallët e stadiumit prapa dhe kupton qartë se me çfarë interesi priteshin këto sfida. Ndodhte kështu sepse në fushë ishin lojtarë të mëdhenj të cilët kanë lënë gjurmë jo vetëm me ekipet e tyre por edhe me kombëtaren.

Zmijani e Demollari janë dy prej tyre të cilët madje në vitet ’90 kanë luajtur me shumë sukses edhe në Francë, Arabi e Gjermani (Zmijani) dhe në Rumani (i dyti).
© shkodrasport.com