Diego Armando Maradona habiti të gjithë me deklaratat për Mesin, duke thënë se ai nuk ësht një lider i vërtetë. Kujtojmë se gjatë gjithë kohës, Maradona i ka dalë në mbrojtje 10-tëshit të Barcelonës.

Megjithatë, është Maksi Biankuçi, i afërmi i Mesit që i del në mbrojtje këtij të fundit. “Është injorancë të kritikosh Leon. Maradona mburret se është një lider, dhe është e trishtueshme ta shikosh se si flet kaq keq për një futbollist, i cili aktualisht është më i miri dhe do të vazhdojë të jetë për një kohë të gjatë. E sulmoi në një moment kur duhet ta ndihmojë në rindërtimin e kombëtarës, nëse e do vërtetë ashtu siç thotë”, u shpreh Biankuçi.

Ky i fundit luan në ligën e dytë të Paraguait.