Sipas mediave spanjolle Barcelona ka gjetur pasuesin e Ronald Kuman dhe ai do të jetë ish-mesfushori holandez Frank Rajkard.

Rajkard do të riktheje në stolin e katalanasve pas plot 13 vitesh teksa ka drejtuar më parë ekipin blaugranas në vitet 2003-2008.

Ishte pikërisht tekniku holandez i cili aktivizoi për herë të parë sulmuesin argjentinas, Lionel Mesi, në vitin e largët të 2004. Nën drejtimin e Barcelonës, Rajkard fitoi dy tituj kampion të La Liga-s, 2 superkupa Spanje dhe një Ligë Kampionësh në vitin 2006 në duke mundur 2-1 në finale Arsenalin.

58 vjeçari nuk ka drejtuar një skuadër që prej vitit 2013 pas një aventure 2 vjeçare në stolin e Arabisë Saudite.