Marash Kumbulla sot është kthyer rregullisht në fushën e lojës, duke treguar se dëmtimi që pësoi një ditë para se të niste grumbullimi i përfaqësueses shqiptare, nuk kishte qenë aq serioz sa mendohej. Një dëmtim që e detyroi të linte kuqezinjtë, por që me sa duket ka kaluar plotësisht dhe ai nuk shfaqi asnjë probleme në fushën e lojës në miqësoren ndaj Kremonezes.
Lojtari erdhi në grumbullim me kombëtaren, por u largua menjëherë pasi vizitat mjekësore që kreu në vendin tonë konstatuan se ai nuk mund të rikuperohej për sfidat ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë. Kumbulla u kthye menjëherë në Itali, me lejen e stafit teknik që nuk tentoi ta rikuperonte për dy sfidat.
Kthimi në Itali duket i ka bërë mirë futbollistit, i cili është riaftësuar në kohë për të marrë pjesë në miqësoren e skuadrës sot ndaj Kremonezes, duke qenë si zakonisht titullar e duke luajtur pa asnjë lloj shqetësimi pjesën e pare të ndeshjes, i zëvendësuar në pushim si pjesa më e madhe e ekipit titullar. /vipsport./