Prej kohesh, tek Vllaznia U-21 po spikat nje mesfushor i talentuar me golat e tij. Fjala eshte per Paulo Pjeshken, nje futbollist i cili luan pothuajse ne te gjitha pozicionet e mesfushes dhe po spikat me ate çfare po tregon ne fushen e lojes, fale teknikes dhe pergatitjes se tij fizike qe ka.

Pjeshka ka disa vite qe eshte kontigjent i grupmoshave te Vllaznise, por edhe ekipit te pare se fundmi dhe ndjehet mjaft i lumtur qe eshte pjese e tyre.

Edhe ne ndeshjen e djeshme ndaj Korabit, mesfushori shkodran i dha fitoren Vllaznise U-21 me golin e tij te shenuar ne minutat e fundit te takimit. Nderkohe, ne nje interviste te dhene per “Shkodra Sport”, Pjeshka ben te ditura synimet e tij qe ka per te ardhmen, por flet edhe per ecurine e ekipit te 21-vjeçareve.

Mesfushori shkodran u shpreh se objektivi me Vllaznia U-21 eshte qe te shpallen kampione, ndersa theksoi se pret me padurim momentin e tij qe te behet pjese e formacionit ne ekipin e pare. Per me shume, lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone me gazetarin Maringlen Zhivani.


-Paulo, i dhate fitoren Vllaznia U-21 ne ndeshjen e djeshme ndaj Korabit, si ndiheni?

Normalisht qe kur shenon dhe i jep fitoren ekipit ne minuten e fundit eshte nje ndjesi e dyfishte. Une mendoj se ishte nje fitore e merituar nga ekipi jone.


-Sa i kenaqur jeni me ecurine tek ekipi U-21?

Eshte nje kampionat me nje ritem te mire dhe besoj se kemi bere mire. Ne fund, objektivi eshte qe te dalim kampione dhe per ate do te luftojme deri ne fund.


-Vllaznia U-21 renditet e para ne kampionat, por duket nje rruge e gjate akoma deri ne fund. Sa shanse keni per ta rrembyer kampionatin kete vit?

Normalisht qe ne do te bejme çdo gje per t’i fituar ndeshjet ne vazhdim, qe te mbesim ne vend te pare. Nje gje e tille vlen sidomos ne ndeshjen e rradhes, qe eshte rivali direkt Bylisi. Me fitoren e kesaj ndeshjeje, mendoj se do te rrijme te qete deri ne fund qe te shpallemi kampione.


-Paulo, ju jeni pjese edhe e ekipit te pare, por aktivizimi ka qene me i pakte aty, si jeni ndjere ne lidhje me kete aspekt dhe a besoni se ndoshta ne te ardhmen hapesirat per ty mund te jene me te shumta?

Normalisht qe çdo lojtar kerkon minuta per te shprehur cilesite e tij, por jane vendime qe nuk jane ne doren e futbollisteve. Megjithate, besoj se çdo lojtar do te kete momentin e tij dhe normalisht qe besimi per t’u aktivizuar dhe gatishmeria nga ana ime do te jete gjithmone aty.


-E fundit Paulo per ta mbyllur, kush jane synimet qe ke per te ardhmen tende, pasi realisht ju jeni nje futbollist i talentuar dhe ndoshta ne nje te ardhme te afert, mund t’i beni pune edhe ekipit te pare te Vllaznise dhe jo vetem moshave?

Synimet jane qe te luaj me ekipin e qytetit tim, Vllaznia dhe normalisht te jap me te miren time, qe ne nje te ardhme te afert te kem mundesine per te luajtur ne nivele te larta, por normalisht qe duhet shume pune.
Maringlen ZHIVANI