Ndeshja Teuta-Vllaznia u mbyll me barazimin 1-1, megjithatë lojtari që ka bërë diferencën në këtë përballje është Filip Ivanovic.

Mbrojtësi i “Djemve të Detit” është cilësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes që u luajt në “Niko Dovana”, e vlefshme për raundin e 29-të të Abissnet Superiore.

Në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport të moderuar nga Sokol Xhihani, me pjesëmarrjen e video-analistit të kombëtares U-19, Fatjon Bardhi, mbrojtësi i durrsakëve rezultoi të ishte lojtari më i mirë, referuar statistikave.

Ai ishte autori i golit që i dhuroi Teutës barazimin, si dhe zhvilloi 78% të aksioneve në këtë përballje. Teksa ka dhënë plot 88% të pasimeve të sakta.