Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi është përfshirë sërish në formacionin e javës të kampionatit të Arabisë Saudite.

Cikalleshi po kalon një formë shumë të mirë dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e fundit.

32-vjeçari ishte protagonist absolut në fitoren 2-0 të Al Khalej pasi ai ishte autori i të dy golave ndaj Damacit.

Aktualisht skuadra e shqiptarit renditet në vend të 13-të me 16 pikë, teksa Cikalleshi numëron 5 gola dhe 1 asist.