Skuadra e Laçit po kalon formën e saj më të mirë në këto momente në kampionat. Kurbinasit me fitoren kundër Partizanit në shifrat 1-0 arriti rezultatin e 9-të rradhazi pozitiv mes Superligës e kupës.
Bardhezinjtë në këtë periudhë numërojnë 7 fitore dhe 2 barazime. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa nuk njeh disfatë që nga data 27.11.2021.
Ishte ndeshja e zhvilluar në “Loro Boriçi” kundër Vllaznisë ku kuqeblutë fituan me rezultatin 1-0 në javën e 10-të të Superligës. Do ishte goli i Da Silvas që do vendosta sfidën. Që nga ajo periudhë laçianët nuk e kanë hequr këmbë nga gazi. E konfirmuar kjo edhe nga suksesi i djeshëm kundër Partizanit.
Kundër të kuqve, Laçi vendosi një rekord me ndeshje rradhazi duke mos pësuar gol. Ishte ndeshja e 6-të ku kurbinasit nuk pësonin gol në shtëpi. Për herë të fundit kishin pësuar gol në fushën e tyre në duelin e humbur 0-1 ndaj Egnatias në javën e 5-të të këtij edicioni.
Këto statistika tregojnë për formën fantastike që po kalojnë laçianët dhe që për momentin që janë skuadra e vetme në ndjekje të Tiranës. Vllaznia do vizitojë pikërisht bardhezinjtë në këtë javë të Superligës, ku pritet një sfidë e luftuar nga ana e të dy skuadrave.
Endri ÇINARI