HomeKRYESOREI mohuan festën me tifozët pas suksesit në Katar, Liverpuli i quan...

I mohuan festën me tifozët pas suksesit në Katar, Liverpuli i quan qesharake veprimet e zyrtarëve të FIFA-s

Liverpuli triumfoi të shtunën në Kupën e Botës për Klube teksa mposhti në finale me rezultatin 1-0, pas kohës së rregullt brazilianët e Flamengos.

Ndërsa, ngritën lart trofeun, trajneri Jurgen Klop ftoi lojtarët e tij të festonin së bashku me tifozët e pranishëm. Disa prej fansave të Liverpul kishin udhëtuar dhe kishin bërë shumë kilometra nga Anglia për t’iu gjendur pranë skuadrës së zemrës.

Por, në momentin kur ekipi i drejtuar nga trajneri gjerman provoi të kalonte pas porte dhe t’iu drejtohej tifozëve, disa zyrtarë të FIFA-s ngritën “barrikadë” dhe nuk i lejuan lojtarët e Liverpul të ndanin festën. Një veprim i cili nuk i pëlqeu aspak Klop dhe stafit të Liverpul, që i cilësuan veprimet e zyrtarëve të FIFA-s si qesharake. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments