Një tjetër lojtar pritet të largohet nga Erzeni në merkaton e janarit. Agustin Rojas me shumë gjasa do të përshëndetet me shijakasit.
Argjentinasi kërkon më shumë minuta në gjysmën e sezonit të dytë dhe në këto kushte pritet të ndajë rrugën me drejtuesit e Erzenit.
Sipas “Futbolli në Shqipëri” për 24-vjeçarin ka oferta nga skuadra të tjera të Superiores dhe në Kosovë, me lojtarin që po shqyrton të gjitha alternativat.
Kujtojmë se Rojas në Shijak ka mbërritur në merkaton e verës. Më fanelën e Erzenit ia ka dalë të luajë në 7 ndeshje, ku ka dhuruar edhe dy asiste. Mbetet të shihet nëse do të mbetet në Superiore apo mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në një kampionat tjetër.