Koronavirusi në Itali ka detyruar jetën të ndalet dhe njerëzit të mbyllen nëpër shtëpi. Nga ky rregull strikt nuk bëjnë përjashtim as futbollistët, që kanë ndërprerë edhe stërvitjen dhe janë mbyllur në ambientet e tyre private. Veçanërisht Interi është i gjithi në karantinë për shkak të mundësisë se Rugani mund t’i ketë transmetuar koronavirusin zikaltërve në ndeshjen e fundit me Juventusin.

Tre blerjet e janarit, Eriksen, Jang dhe Moses akoma nuk e kanë një shtëpi në Milano dhe për momentin ishin akomoduar tek “Hotel Melia” në Milano. Gjithsesi, urdhri i prerë i qeverisë për të mbyllur të gjithë hotelet i ka lënë ata dhe bashkëshortet e tyre pa një strehë mbi kokë. Ata janë detyruar të dalin menjëherë nga suitat e tyre dhe të thyejnë edhe rregullat e karantinimit.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që ata do të flenë jasht sonte. Klubi i Interit ka vepruar menjëherë dhe u ka gjetur shtëpi yjeve të ekipit. Ata tashmë do të duhet të izolohen në një vend tjetër deri në normalizimin e situatës, që në Milano është shumë e vështirë./vipsport/