Empoli ka prezantuar trajnerin e ri. Andreaxoli u largua për t’i lënë vendin Paolo Zanetit. 40-vjeçari ka dhë deklaratën e tij të parë në krye të pankinës së Empolit, ku ka treguar si një pikë të rëndësishme të projektit të tij Bajramin.
Zaneti është shpregur se do të kërkojë të jetë i paparashikueshëm në sulm dhe kjo është e mundur falë lojtarëve me cilësitë e Bajramit.
“Në treshen përpara shoh futboll të paparashikueshëm dhe dinamik, kemi lojtarë të rëndësishëm si Bajrami. Trajneri duhet të përshtatet me karakteristikat e lojtarëve. Kemi lojtarë që përshtaten në mënyrë perfekte. I pari që më vjen në mendje është Bajrami, që shpresoj të qëndrojë me ne sepse për mendimin tim së fundmi ka marrë një pozicion në të cilin ka bërë shumë mirë, por gjërat më të mira mund t’i bëjë nga jashtë.
Ajo që më intereson është t’i vendos lojtarët në pozicione të përshtatshme për ta, është trajneri ai që duhet të përshtatet me karakteristikat e tyre. I kërkova drejtorit që të jenë lojtarë fleksibël, të cilët mund të përshtaten kur duhet. Bajrami është njëri prej tyre, Satriano është një tjetër djalë fleksibël. Në këtë kuptim, në fazën sulmuese do të përpiqemi të jemi të paparashikueshëm”, ka deklaruar Paozo Zaneti.