Barcelona dhe Juventus janë futur në garë për shërbimet e William. Siç raporton “The Mirror”, dy gjigantët europianë kanë futur në shënjestër lojtarin e Chelsea-it.
Kontrata e brazilianit përfundon këtë verë dhe nisur nga kjo, po negociohet me futbollistin që të afrohet si lojtar i lirë.
Si drejtuesit katalanas, ashtu edhe ata italianë po punojnë për një parakontratë me 31-vjeçarin, që të firmoset që në muajin janar.
Mirëpo është Frenk Lampard ai që ka vendosur veten duke deklaruar se Willian-in e do në skuadër. Deri më tani, ai është aktivizuar në 12 ndeshje ku ka arritur të shënojë 3 gola./newsport/