Arsenali nuk ia doli në këtë javë të prekte suksesin teksa dje në mbrëmje u mposht në transfertë nga Shefilld Junajtid.

Pas disfatës, për topçinjtë nuk u kursyen kritikat, ndërsa ish-futbollisti i Mançester Junajtid por edhe Juventus, Patris Evra i quajti lojtarët e Arsenal kalamaj, teksa theksoi se “ The Gunners”, nuk kanë ndryshuar nga ajo skuadër që mundej rregullisht ashtu si edhe në kohën kur ai aktivizohej në Premier League.

Por, në mbrojtje të ekipit ka dalë Granit Xhaka, i cili është shprehur se shumë njerëz flasin më shumë seç duhet dhe mbi të gjitha flasin budallaqe.

“ Kam shumë respekt për Evra, sepse ka qenë një futbollist i madh. Por, duhet të tregohesh i kujdesshëm në ato që thua.

Ai i njeh mirë këto situata. Shumë njerëz flasin shumë dhe budallaqe”, u shpreh Xhaka./vipsport/