Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREI shënoi gol në Europa League, Milani tenton firmën me talentin norvegjez

I shënoi gol në Europa League, Milani tenton firmën me talentin norvegjez

Milani fitoi ditën e djeshme sfidën e turit të 3-të të Europa League ndaj Bodo Glimt me rezultatin 3-2.

Ai që ra më shumë në sy ishte Jens Petter Hauge, sulmuesi i skuadrës norvegjeze me golin e shënuar dhe assitin e dhënë.

Paraqitja e tij pozitive ka rënë në sy të drejtuesve kuqezinjë që e kanë ndjekur edhe në të kaluarën. Mediat italiane bëjnë me dije se Milani ka nisur negociatat dhe ka gati ofertën për talentin norvegjez.

20-vjeçari këtë sezon në 17 ndeshje të luajtur ka shënuar plotë 14 gola si dhe ka dhënë 9 assiste në kampionatin e Norvegjisë.

Për momentin negociatat janë në fazën fillestare, por shumë shpejt pritet të ketë një të Milanit në drejtim të Bodo Glimt për Jens Petter Hauge./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments