Ne ndeshjen e djeshme ndaj Vllaznise shenoi nje supergol me nje gjuajtje nga jashte zone. Besar Iseni eshte pare te gezohet shume pas shenimit te tij dhe kjo ka qene normale sepse ka qene edhe goli i tij i pare me fanellen e Egnatias.
Mesfushori 24 vjeçar vjen nga Shkupi dhe per te ky eshte sezoni i pare ne Kategorine Superiore te Shqiperise. Duke folur per mediat pas ndeshjes ai eshte shprehur:
“Jam shume i kenaqur qe arrita te gjej golin. Ate ia dedikoj familjes ate. Sapo me erdhi topi ne kembe, nuk u mendova dy here dhe godita menjehere. Qe ne fillimet e karrieres time i kam praktikuar gjuajtje te tilla.
Madje kam realizuar disa here. Keqardhja e vetme ishte qe nuk e fituam kete ndeshje ndaj Vllaznise. Mund te kishim shenuar edhe gola te tjere por mendoj se kemi qene te pafat.
Barazimi nuk na shkon shume per shtat, por qendrojme perseri ne pese vendet e para te renditjes dhe kjo na motivon per te bere mire edhe ne ndeshjet e ardhshme”./SHKODRA-SPORT.COM/