Ndonese ecuria e ekipit “Olimpik 1 Maji” nuk ka qene ajo e duhura ne keto tre javet e para, futbollisti i saj Blerim Gavoçi kryeson serish listen e golashenuesve me te mire te kampionatit 5×5 ne Zonen e Shkodres.

Edhe ne ndeshjen e rradhes, ai ka shenuar 2 gola duke u ngjitur tashme ne kuoten e 9 golave. Gavoçi ka perfituar nga fakti qe Xhoni Tinaj i Don Boskos, nje nga rivalet e tij kryesore, nuk ka luajtur kete jave per ekipin e tij.

Megjithate, tashme ne vend te dyte ka kaluar futbollisti i ekipit “Guri i Zi” Alsed Abdija qe ka shenuar 8 gola ne 3 ndeshje. “Shkodra Sport” ju sjell me poshte renditjen e gjashte te pareve ne listen e golashenuesve me te mire te kampionatit:

RENDITJA E GOLASHENUESVE ME TE MIRE PAS JAVES SE TRETE:

1. BLERIM GAVOÇI (OLIMPIK 1 MAJI) 9 gola

2. ALSED ABDIJA (GURI I ZI) 8 gola

3. XHONI TINAJ (DON BOSKO) 7 gola

4. IRLIND ZAJA (MFC PANTHERS) 6 gola

5. XHULIO GJONI (VLLAZNIMI) 6 gola

6. ARMANDO SHKAMBI (DON BOSKO) 6 gola