Problemet shëndetësore që kaloi nga prekja me Covid 19 dhe mungesa e gjatë në stërvitje me skuadrën kuqeblu krijuan një pikëpyetje të madhe në lidhje me gatishmërinë e Liridon Latifit për ndeshjet e turit të dytë të Conferencë League.

I konsideruar si një ndër pikat më kryesore të skuadrës, bashkimi i vonshëm me skuadrën në ditët përgatitore të Austrisë e lanë disi prapa në kondicionin fizik sulmuesin kuqeblu në raport me pjesën tjetër të skuadrës.

Ishte kjo arsyeja që Latifi mungoi sistematikisht në formacionet titullare të ndeshjet miqësore të zhvilluara në Austri. Megjithatë, në ndeshjet e fundit, tekniku Josa filloi t’i japë disa minuta në pjesët e dyta të ndeshjeve.

Përkushtimi maksimal që Latifi pati në seancat individuale me trajnerin atletik, bullgarin Mihail Tzokov, përfshirë edhe me seancat pas kthimit në Shkodër duket se i ka rritur jo pak parametrat fizik të kosovarit të Vllaznisë.

Edhe pse fillimisht, Latifi nuk llogaritej fare për ballafaqimin me rumunët e Universitatesë, seancat e fundit, përfshirë edhe këtë të ditës së martë, e parafundit në pragndeshjen me Universitatenë, duket se e kanë rritur jo pak forcën dhe rezistencën e tij në lojë.

Është kjo arsyeja, e cila mund ta çojë stafin në një vendim të tillë që Latifi të jetë në stol për këtë ndeshje, dhe në varësi të ecurisë së takimit me mundësi për të marrë minuta gjatë pjesës së dytë.

Një situatë e tillë ka dhënë efektin e duhur pozitiv edhe në radhët e skuadrës, kur dihet që vlera, pesha dhe reputacioni që Liridon Latifi ka në fushën e lojës. Megjithatë, më saktësisht në këtë aspekt mund të flasë seanca e fundit e prandeshjes me Universitatean, e cila zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi”.