Karlo Ançeloti ka mbetur i surprizuar: Nuk do e kishte imagjinuar kurrë që me siguritë që kishte në veçanti në mbrojtje, të gjendej në një situatë të tillë.

“Mungesë ekuilibri” e ka quajtur trajneri sinjalin “SOS” që ka dërguar reparti në miqësoret e fundit, duke pësuar shumë gola.

Por ai e ka gati një plan. Dhe ai është t’i spostojë Elseid Hysajn me shokë disa metra më pas, duke i kushtuar më shumë rëndësi mbulimit të mesfushës.

Dhe kështu tekniku shpreson se sinjalet që erdhën nga humbjet e thella me Liverpulin dhe ndaj Volfsburgut të mos jenë më kaq alarmante.

Fundja, deri vjet, Napoli kishte mbrojtjen e dytë më të mirë pas Juventusit, por në këtë fazë përgatitore, reparti i prapavijës ka futur ujë nga të gjitha anët.