Pesë vite më parë, Shani Tarashaj ishte një prej lojtarëve më interesantë në qarkullim dhe një nga emrat të cilët përfaqësuesja shqiptare po ndiqte me shumë interes. Lojtari kishte shpërthyer në radhët e Grasshopers dhe kishte treguar aftësi të mira para portës.

Tarashaj u kontaktua nga FSHF, e më pas edhe nga Federata e Kosovës, por ai i ktheu të gjithë mbrapsht, duke i premtuar besnikësinë Zvcirës, me të cilën arriti të luante 5 ndeshje e falë të cilës siguroi edhe kontratën e ëndrrave, duke u transferuar te Evertoni. Ëndërr e cila rezultoi një makth, pasi shumë shpejt u dëmtua duke këputur ligamentet e më pas duke thyer këmbën.

Tre vite makthi për lojtarin i cili nuk arriti të linte shenjë as në huazimet te Frankfurti në Gjermani apo Emen në Holandë. Pak muaj më parë Evertoni ndërpreu marrveshjen me futbollistin, duke e lënë lojtar të lirë dhe ai u kthye në Zvicër.

Klubi i Zyrihut bëri të ditur se kishte vendosur të nënshkruante me sulmuesi, i cili prej kohësh po stërvitej me ekipin U21 që të fitonte përsëri ritmin e lojës, pasi kishte shuëm kohë pa luajtur. Tarashaj pritet të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit, kur do të merret vendimi për 25-vjeçarin nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit në elitën zvicerane edhe në vijim apo jo. /vipsport/