Ishin ata që i dhanë një dorë të mirë Vllaznisë në kualifikimin e së mërkurës kundër Partizanit. Ishin ata që sa iu bë thirrja të përkrahnin skuadrën në stadium në këto momente të vështira, u përgjigjën pa hezituar.
Tifozët e Vllaznisë treguan edhe njëherë pse janë të veçantë në llojin e tyre në Shqipëri, madje duke treguar edhe klas kur duartrokitën tifozët e Partizanit që shfaqë një portret të Loro Boriçit.
U ndodhën në stadium në ditën kur duhej më shumë mbështetja e tyre. Në një takim që përcaktonte shumë fatet e sezonit dhe tifozët kuqeblu ishin në numër të konsiderueshëm në shkallët e stadiumit. Duke bërë diferencë nga tifozeritë e tjera në Shqipëri që në stadiume numërohen me gishta.
Tani është rradha e skuadrës që të shpërblejë tifozët që në ndeshjen e rradhës. Të gjithë presin një fitore në Durrës këtë javë kundër Teutës. Kjo për të treguar se skuadra është rikthyer dhe se i ka rifituar tifozët që janë një “armë” gjithmonër për ekipin kuqeblu.
Endri ÇINARI