Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIbrahimi kërcënon ish-klubin: Nuk janë pak para, e çoj çështjen në UEFA

Ibrahimi kërcënon ish-klubin: Nuk janë pak para, e çoj çështjen në UEFA

Mospagesat apo vonesat e rrogave të futbollistëve në Shqipëri janë gjithnjë një problem i madh, e kështu ndodh edhe në Kosovë.

Rasti në fjalë ka të bëjë me Labinot Ibrahimin, ish-futbollisti i Prishtinës.

Ishi i Partizanit, tregon së fundmi për Indeksonline se ka rroga të pamarra nga klubi prishtinali, teksa bëhet fjalë për shumë të konsiderueshme parash, ndërsa shton se në rast se nuk ka një zgjidhje atëherë do t’i drejtohet UEFA-s.

“Prishtina na ka thënë që do të takohemi deri me 31 dhjetor, por ende nuk ka asgjë. Nëse FFK-ja nuk ndërmerr diçka do ta padisë në gjyq dhe do ta çojë rastin deri në UEFA, sepse nuk janë pak para ato”, u shpreh Ibrahimi. /VipSport.al/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments