Në Pukë ndihen të vjedhur. Humbjen në Korçë e quajnë të pamerituar, ndërsa hapur reklamojnë penalltinë e dhënë në favor të Skënderbeut dhe një tjetër iu mohua atyre. Një gjë të tillë e thotë edhe vetë kapiteni Mikel Metani, në një prononcim për “Panorama Sport”:
“Luajtëm si të barabartë me Skënderbeun, por na u vodh një 11-metërsh. Sulmuesi ynë u pengua në zonë, por arbitri nuk na e dha.
E padrejtë më duket edhe penalltia e kundërshtarit, sepse dora e mbrojtësit të Tërbunit ishte ngjitur për trupin dhe topi pati rënë në shpatullën e tij. Nuk është hera parë që ne ndëshkohemi si ekip, ndaj duhet ta harrojmë dhe shohim përpara.
Ne nuk duhet të demoralizohemi. Kthesa nuk do vonojë. Presim Burrelin në shtëpi dhe do tentojmë fitoren. Do jemi më të plotë, pasi gati do të jenë edhe Ruqi me Filipin. Ne nuk i ndahemi objektivit tonë, i kemi të gjitha mundësitë për të rikuperuar pikët”.