Prej disa javesh po luan si titullar ne formacionin e Vllaznise dhe sigurisht qe nuk ka shkelqyer ne te gjitha, por po fiton pervojen e duhur dhe si rrjedhoje mund te konsiderohet me plot gojen nje element i fituar per skuadren shkodrane.
E kemi fjalen per mbrojtesin e saj Geralb Smajli. Ai eshte provuar te luaje edhe ne krahun e majte, por prej disa javesh po luan ne te djathtin duke zevendesuar Gurishten qe eshte detyruar te kaloje ne qender si rrjedhoje e mungesave qe skuadra ka patur.
20 vjeçari ne disa prej takimeve kuptohet qe nuk ka bere nje figure te mire dhe kjo mund te jete edhe e justifikueshme, por ne sfiden e djeshme ndaj Kukesit eshte paraqitur jashtezakonisht mire, aq sa Andi Lila dhe Oversport e kane zgjedhur ne formacionin me te mire te javes.
Dhe ne fakt nuk ka qene e lehte per te, te luante ndaj Johnson qe ishte nje nga pikat me te forta te kundershtareve, per shpejtesine dhe forcen e tij. Por Smajli ka qene gjithnje i vemendshem, i ka fituar thuajse te gjitha dyluftimet me te dhe per kete arsye ka marre edhe duatrokitjet e tifozeve.
E rendesishme eshte te marre edhe vleresimin e stafit teknik dhe deri tani ai e ka bere ashtu si duhet. Kuptohet qe nga java ne jave ai do te vije duke u rritur dhe kjo eshte ajo qe ka me shume rendesi se çdo gje tjeter. Perpos Alivodes, Vllaznia po fiton edhe nje tjeter lojtar te ri./SHKODRA-SPORT.COM/