Ne Shkoder po perjetohet me shume interes “Big Brother VIP”, kuptohet edhe per shkak te prezences por edhe te performances se jashtezakonshme te shkodranit Luiz Ejlli. Me te tashme jane bere tifoze te gjithe, perfshi ketu edhe futbollistet e Vllaznise. Ata permes fotove e videove, nuk kane ngurruar te shfaqin mbeshtetjen per te.

Madje pas ndeshjes se djeshme ndaj Kukesit, njeri prej autoreve te golave, pikerisht Herald Marku, u shpreh se golin ia dedikonte Luizit. Por nderkohe pas kesaj deklarate te tij dhe futjes ne kete “reality show” te nje shkodrani tjeter, pikerisht Tan Brahimit, nuk kane munguar edhe batutat e tifozeve kuqeblu.

“Per Luizin e shenuat golin dhe na dhuruar fitoren ndaj Kukesit, por tashme duhet te shenoni e te fitoni te dielen edhe ndaj Tiranes dhe ate t’ia dedikoni Tan Brahimit”- shkruante njeri prej tifozeve.

Te tjere nderkohe shprehen se “ky eshte viti i shkodraneve. Luizi do fitoje Big Brother VIP, ndersa Vllaznia do te fitoje titullin kampion”. Dhe ne fakt do te ishte diçka shume e bukur. E rendesishme eshte qe per suksesin e te parit ne kete reality show po flet e gjithe Shqiperia dhe keshtu shpresojne te ndodhe edhe per skuadren kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/