Vllaznia i ka patur dy portiere te talentuara si Viona Rexhepi dhe Ardiola Raxhimi, por drejtuesit e saj ne perpjekje per ta forcuar ate edhe me shume ne çdo repart, kane marre edhe nje portiere tjeter. Behet fjale per amerikanen Megan Lee Mc Clure.
Ajo eshte prezantuar diten e sotme nga drejtuesit e klubit dhe me pas ka dhene edhe nje prononcim te shkurter per mediat duke shpjeguar edhe arsyet pse i tha “po” Vllaznise, skuadres se pare profesioniste ne karrieren e tyre, ngaqe me pare ajo ka luajtur vetem ne ekipe kolegjesh dhe universitetesh.
“Ka qene endrra ime te luaje futboll profesionist dhe kur me erdhi kjo mundesi, thashe menjehere “po”. Nuk mund ta refuzoja dhe prandaj jam ketu sot, ne Shkoder duke qene pjese e Vllaznise. Me kane pritur mire. Qyteti eshte shume i bukur, njerezit jane shume mikeprites.
Po ashtu edhe vajzat e ekipit ma kane bere me te lehte punen per t’u ambjentuar sa me shpejt dhe tashme jemi te fokusuara tek ndeshjet europiane ku natyrisht do te bejme me te miren per te synuar kualifikimin”- eshte shprehur ajo.
Bashkeatdhetarja e saj Tarah Lynn Patterson premtoi se do te bente çmos te shenonte ne ndeshjen e se dieles ngaqe luan ne sulm, por nderkohe Megan premton te beje me te miren qe ta mbaje porten te paprekur.
“Detyra ime eshte t’i ruaje shifrat e skuadres 0 nga prapa. Jam e bindur per fitore ne kete ndeshje sepse jemi pergatitur shume per te dhe do te japim maksimumin per ta arritur kete gje”- eshte shprehur portierja e Vllaznise.
Te plote intervisten e Megan Lee Mc Clure mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: