Ish-mbrojtësi i Real Madridi, Marcelo u largua nga “galaktikët” pas përfundimit të kotratës së tij si lojtari i lirë, por akoma nuk ka gjetur një skuadër edhe pse alternativat nuk kanë munguar.

Sipas asaj që raporton së fundmi Marca, braziliani me shumë gjasa do të tërhiqet nga futbolli i luajtur, si një lojtar që ka fituar gjithçka. Më parë u raportua se skuadra si Lazio apo Lyon ishin pranë një marrëveshje me anësorin, mirëpo asgjë kontrete nuk ka ndodhur.

Karriera e tij e gjate dhe e suksesshme duket se nuk i ka mjaftuar qe te binde ndonje ekip tjeter per te firmosur me te. Megjithate ka edhe pak dite ne dispozicion per ta bere kete gje derisa te mbyllet merkatoja.

Marcelo ka fituar shume trofe dhe padyshim qe nga karriera e tij eshte “i ngopur” por gjithsesi braziliani mendon se mund te luaje serish dhe te jape kontributin e tij per ndonje skuader tjeter.