Vllaznia e futbollit te femrave paraditen e sotme menjehere pas prezantimin te lojtareve te ardhura nga merkatoja, eshte nisur drejt pikes doganore te Hanit te Hotit dhe me pas ka marre rrugen drejt kryeqytetit te Malit te Zi, Podgorices.
Vajzat kuqeblu jane vendosur ne nje nga hotelet e ketij qyteti nderkohe qe pasdite do te zhvillojne edhe nje seance te pare stervitore. Siç dihet, ne te tilla aktivitete, eshte UEFA qe i merr persiper shpenzimet e grumbullimit per ekipet pjesmarrese dhe Vllaznia ndonese do te luaje te dielen, ka shfrytezuar faktin per te udhetuar qe sot drejt Podgorices.
Eshte vepruar keshtu ne menyre qe vajzat te pershtaten me klimen, fushat e lojes dhe shume gjera te tjera. Nderkohe neser i gjithe ekipi do te udhetoje disa kilometra larg Podgorices, pikerisht drejt Petrovacit per te ndjekur me shume interes ndeshjen ne mes ekipeve kampione te Malit te Zi dhe Sllovakise, pikerisht Breznica dhe Spartak Myjava.
Siç dihet, Vllaznia do te luaje diten e diele me fituesen e ketij çifti dhe ndjekja neser e sfides mes tyre do t’i ndihmoje drejtuesit e Vllaznise per te krijuar nje ide me te qarte per menyren e lojes, formacionet dhe shume gjera te tjera.
Ndeshja e se dieles do te jete percaktuese per kalimin e skuadres ne 1/32 e “UEFA Women Champions League” dhe Vllaznia padyshim qe deshiron te jeta ajo qe do te arrije kete sukses, i cili do te ishte i treti per te ne keto kater vitet e fundit./SHKODRA-SPORT.COM/