Edi Reja duhet të jetë i lumtur pasi Bekim Balaj, një nga të paktët sulmues të kombëtares që po aktivizohen rregullisht në këtë sezon, vjen në grumbullimin e kuqezinjve me dy gola të shënuar në kampionat me Shturm Grac.

Në sfidën e sotme kundër Altah, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij në minutën e 30 të takimit kur pas një goditje nga këndi, u tregua i aftë të kërcente mes mbrojtësve kundërshtarë dhe të kthente topin në rrjete me një devijim me kokë.

Në minutën e 85-të të takimit erdhi një tjetër gol nga sulmuesi shqiptar, po me një goditje me kokë, duke dyfishuar shifrat për skuadrën e tij, në ndeshjen që u mbyll me rezultatin 2-1 për ekipin e tij dhe e ktheu përsëri në zonën e skuadrave që luftojnë për titullin.

Me këtë dygolësh, Balaj çon në 3 numrin e rrjetave të tundura për ekipin e tij në vetëm 5 ndeshje ku është aktivizuar me Shturm. Futbollisti shënoi në debutimin e tij me këtë skuadër, ndërsa më pas ka qenë titullar i zakonshëm në radhët e austriakëve. /vipsport/

WOLFSBERG, AUSTRIA – AUGUST 04: Bekim Balaj scores his first goal on his debut for Sturm Graz during the tipico Bundesliga match between RZ Pellets WAC and SK Punitgamer Sturm Graz at Lavanttal Arena on August 04, 2019 in Wolfsberg Austria. (Photo by Chris Bauer/SEPA.Media /Getty Images)