Kukësi mbyll renditjen e Kategorisë Superiore me zero pikë pas dy javëve të para të sezonit të ri.

Ndryshimet e shumta në organikë kanë sjellë një gjendje të pakëndshme te verilindorët, kjo edhe për shkak të kalendarit të vështirë.

Pikët e munguara dhe vendi I fundit kanë bërë që presidenti Safet Gjici t’I vendosë ultimatum skuadrës.

E ardhmja e Gegës është në fije të perit ndërsa duhet të fitojë tre ndeshje radhazi për t’u konfirmuar.

Dueli për Kupë me Besën dhe dy ndeshjet me Teutën dhe Laçin janë vendosur si një kusht nga numri një I klubit.