Tjeter fitore me goleade per Vllaznine e femrave dhe tashme titulli kampion eshte vetem 3 hapa larg. Kjo ngaqe kane mbetur edhe vetem 3 ndeshje kampionat deri ne fund dhe sigurimi i suksesit te rradhes per vajzat kuqeblu eshte thjesht nje formalitet.

Pasditen e sotme ato kane zhvulluar ndeshjen e rradhes teksa kane pritur ne “Reshit Rusi” ekipin e Maliqit te cilin e kane mundur me rezultatin e thelle 14-0.

Ka qene sulmuesja Lufo qe ka shenuar golin e pare qw ne sekondat e pare te ndeshjes dhe me pas ka qene sulmuesja tjeter Shala qe ka dyfishuar shifrat. Keto dy lojtare kane shenuar edhe nga nje gol tjeter secila, para se Megi Doçi te shenonte 4 gola po gjate kesaj pjese. Ne kete 45 minutesh ka patur vend edhe per nje gol te mesfushores kineze Wai dhe per rrjedhoje shifrat jane ndalur ne 9-0.

Ne pjesen e dyte protagoniste do te ishte perseri Doçi qe do te shenonte edhe tre gola te tjere, nderkohe qe do ta shkruanin emrin si golashenuese edhe Gjini e Borci.

Perfundimisht 14-0 dhe Vllaznia udheheq renditjen e kampionatit me pike te plota 45 pas 15 javesh kampionat, nderkohe qe golaverazhi i saj eshte i shkelqyer, 154-2.

Ne fundjave nderkohe do te luhet kryendeshja e kampionatit ajo ne mes Vllaznise dhe Apolonise, e cila do te luhet ne Fier dhe ne rast fitoreje te ekipit shkodran, ai eshte zyrtarisht kampion qe ate dite, dy jave para fundit.
www.shkodrasport.com