Jane edhe 5 ndeshje per t’u luajtur deri ne fund te kampionatit, por tek Vllaznia “ka nisur” merkatoja. Ne fakt nuk behet fjale per perforcime te mirefillta nga tregu i futbollisteve, por me lojtare te rinj te cilet kane shtuar rradhet e ekipit shkodran.

Ne stervitjen e sotme trajneri Dedja ka kerkuar te kete ne dispozicion edhe kater lojtare 19 vjeçare dhe pikerisht Eraldo Deden, Rigers Xhahysen, Arjet Bizin dhe Arif Amulin.

Ata kane dale ne stervitje me ekipin e pare dhe po testohen me kujdes nga ana e stafit teknik. Ky i fundit duke pare qe me rritjen e ngarkesave stervitore, mund te kete lojtare qe nuk do t’i perballoje si duhet ato, ka menduar qe te kete te gatshem disa lojtare te rinj.

Keta te fundit kuptohet qe jane te perspektives dhe mund te jene nje aset me shume per klubin shkodran qe duhet pranuar se keto vitet e fundit nuk i ka hedhur shume syte drejt tyre. Por me ardhjen e Dedjes ne krye te pankines kuqeblu, duket se gjerat kane ndryshuar per mire.
www.shkodrasport.com