Vllaznia U21 ka fituar sot ne Fier me rezultatin e thelle 5-0 ndaj Apolonise ne ndeshjen e rradhes per kampionat dhe ne te ka spikatur mbi te gjithe sulmuesi Rigers Musaraj qe ka shenuar tre prej pese golave te ketij ekipi.

Vete lojtari duket i lumtur per kete gje dhe ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport” shprehet: “Jam i lumtur per golat qe shenova dhe kuptohet jo vetem ne aspektin personal, por edhe ate te ekipit te cilin e ndihmova per te fituar. Kundershtari u mundua te jepte maksimumin e tij ne fushe, por ne e dominuam teresisht ndeshjen”.

I pyetur nderkohe per objektivin e tij sezonal, Musaraj do te shtonte: “Deri tani kam shenuar 9 gola ne kete kampionat. Une nuk i kam vene vetes ndonje objektiv se sa gola do te shenoj. Synimi im eshte te vazhdoj te shenoj dhe me golat e mi te ndihmoj ekipin te ece perpara”.

Po cili eshte goli qe Rigersi e konsideron me te bukurin te shenuar deri tani? Sulmuesi 20 vjeçar shton: “Goli me i bukur eshte ai qe sherben per t’i dhene ekipit tre piket e fitores. Jemi aktualisht ne vendin e dyte dhe kuptohet qe objektivi yne eshte per te vijuar me lojerat e bukura dhe fitoret dhe nese vazhdojme keshtu, kuptohet qe do te synojme edhe titullin kampion”.

Ecuria e Rigers Musarajt deri tani eshte e mire dhe ai i ka te qarta synimet per te ardhmen e per kete thote: “Kuptohet qe endrra ime eshte te veshe fanellen e ekipit te pare te Vllaznise dhe kur te ndodhe kjo, pse jo pastaj edhe te kombetares shqiptare”./SHKODRA-SPORT.COM/