Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIbrahimi tregon si bindi Ademin të luajë për Maqedoninë dhe jo Kroacinë:...

Ibrahimi tregon si bindi Ademin të luajë për Maqedoninë dhe jo Kroacinë: I shkova me babain

Agim Ibrahimi i Kukësit ka treguar në një intervistë të fundit se si ia doli që të merrte në kombëtaren e Maqedonisë së Veriut një element shumë të rëndësishëm si Arijan Ademi.

Ai thekson se Ademi do të luante për Kroacinë, megjithatë tashmë ai është shndërruar në një nga elementët kryesorë të Maqedonisë së Veriut.

“Në fillim ishte e vështirë t’i ndryshoja mendjen Ademit. Ne donim me çdo kusht që ai të ishte pjesë e ekipit kombëtar të Maqedonisë. Unë dhe babai im shkuam dhe e bindëm atë të na bashkohej. E dinim që do na ndihmonte shumë dhe tani e kuptojmë se kishim të drejtë.

Në fillim ai nuk donte dhe kjo është normale, pasi ne ishim kombëtarja e 110-të në renditjen e FIFA-s, pro hap pas hapi ia dolëm ta bindim. Ai tashmë është një nga lojtarët kryesorë të ekipit. Ne jemi shumë të fortë me të në fushë”, u shpreh Ibraimi. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments